11,09,2025

Xhudistet fituese në Rusi dhe trajneri do të shpërblehen sot nga shteti

Must Read

majlinda

Sot do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së shpërblimeve shtetërore për xhudistet Majlinda Kelmendi, fituese e Medaljes së Artë në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Rusi, dhe Nora Gjakovën, fituese e Medaljes së Bronztë në këtë kampionat.

Pos tyre me medalje do shpërblehet edhe trajneri i xhudisteve, Driton Kuka.

Ky është njoftimi për media që ka lëshuar Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

“Shpërblimet shtetërore për sportistët ndahen në bazë të Rregullores Nr. 15/2013 për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, dhe në bazë të kësaj rregulloreje fituesja e Medaljes së Artë shpërblehet me shumën prej 20 mijë euro, ndërsa fituesja e Medaljes së Bronztë shpërblehet me 8 mijë euro. Ndërkaq, trajneri shpërblehet me gjysmën e shumës së fituesve, përkatësisht 4 mijë euro”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img