11,09,2025

​Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Must Read

Kryesia-e-Kuvendit-Kosove

Kuvendi i Kosovës ka paralajmëruar për sot mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare.

Nuk është parë një seancë e Kuvendit që kur Hashim Thaçi dha betimin e tij si president i Kosovës para deputetëve.

Kryesia ka propozuar këtë rend dite për mbledhjen e sotme:

I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

II. Përgatitjet për seancën plenare.

1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

2. Koha për pyetje parlamentare,

3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e

kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë (i plotëson kushtet me 27.04.16),

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,

7. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,

8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,

9. Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2014,

10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

11. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,

12. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,

13. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,

14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img