Kryeministri i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar rezultatet sipas llogaritjeve të partisë së tij.
Sipas Vuçiqit, “Serbia Fiton”, ku bën pjesë edhe partia e tij, ka marrë 50.9% të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë, transmeton Koha.net.
“Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiq.
Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.
Rezultatet e partive tjera, sipas Vuçiqit:
Partia Socialiste e Serbisë – 11.23%
Partia Radikale e Serbisë – 7.39%
Partia Demokratike – 5.44%
Ndërsa për partitë e tjera ai tha se nuk kalojnë pragun, duke përfshirë edhe koalicionin Boris Tadiq, Çedomir Jovanoviq dhe Nenad Çanak, që njihen si më liberalë në Serbi.