11,09,2025

Ozil me rekord të ri në Premier Ligë

Must Read

ozil0

Mesut Ozil ka thyer një rekord të ri në Premier Ligë.

Ylli i Arsenal, Mesut Ozil i duhet ende të pres për ta thyer rekordin e vënë nga Thierru Henry sa i përket asistimeve, por ai tash ka marrë titullin si kreatori më i mirë në histori të Premier League.

Gjermani në ndeshjen kundër Sunderland krijoi tre raste të pastra për bashkëlojtarët e tij, por që ata nuk u përgjigjen atyre në mënyrën e duhur.

Kështu Ozil me rastet e krijuara në këtë ndeshje ka ngritur numrin në total në 135 për këtë sezonë.

Çuditërisht janë vetëm dy lojtarë të tjerë – Payet i West Ham me 102 dhe Eriksen i Tottenham që kanë arritur sivjet që të kalojnë treshifrorin në këtë aspekt.

Një rekord për krijimin e rasteve të pastra për shënim e mban Opta nga sezoni 2003-2004, por që Arsenal ka edhe tre ndeshje për të zhvilluar deri në fund të sezonit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img