28,08,2025

Spitali japonez që i provon në mënyrë ekstreme kandidatët për kirurgë (VIDEO)

Must Read

Screenshot_115-620x319

Të gjithë mjekët duhet të jenë të lexuar, por dijet teorike nuk u hyjnë në punë nëse nuk i zbatojnë siç duhet në praktikë.

Tekefundit, jetët tona janë në duart e tyre (në kuptimin e vërtetë të fjalës), sidomos kur bëhet fjalë për kirurgët.

Ndaj për t’u siguruar që do të ketë të bëjë me më të zotët, spitali qendror në qytetin japonez të Kurashakit e çoi në ekstrem provimin për kandidatët e rinj, duke shkuar përtej intervistave të zakonshme të punës.

Këtë vit spitali vendosi tri teste të vështira për të provuar shkathtësinë e duarve të të sapodiplomuarve të cilët synonin të punësoheshin aty.

Në provën e parë, kandidatët duhet të krijonin një lejlek 5 milimetra prej letre (origami) brenda 15 minutash. Misioni i dytë kishte të bënte me ribashkimin e një insekti që i kishte organet të ndara, po në 15 minuta kohë. Kurse në provën e tretë kandidatëve iu kërkua të krijonin një sushi me vetëm një kokërr oriz (gjithashtu brenda 15 minutash).

Ju Rekomandojmë
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img