25,11,2024

Ja lidhja e kursimeve të kosovarëve me zbulimet e PanamaPapers

Must Read

screen-12.33.1624.04.2016

Milionat që Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) mbledh nga kursimet pensionale të kosovarëve, vazhdojnë të investohen nëpër kompani dhe vende të ndryshme të botës. FKPK menaxhon me mbi 1 miliardë euro, të cilat kryesisht janë të investuara në 1 mijë e 900 kompani në mbarë globin.

Kompanitë në të cilat ky fond i ka të investuara mjetet, ka gjasa që mund të kenë qenë pjesë e parajsës së fshehjes së tatimeve, e njohur tashmë në botë si zbulimet e “PanamaPapers”. Por këto dyshime hedhen poshtë nga zëdhënësi i këtij fondi, Jeton Demi. Ai për KosovaPress tha se nuk e përjashtojnë mundësinë që kompanitë në të cilat janë të investuara mjetet të kenë fshehur tatimet, por jo mjetet e Fondit.

Ndryshe, paralajmërimet se edhe vendet e Evropës Juglindore ka gjasa të dalin në dokumentet e PanamaPapers, e cila ka mbi 11 milionë dokumente nga firma e Mossack Fonseca, një nga kompanitë më të fshehta të botës, lë dyshime se aty mund të përfshihen edhe kompani e individ nga Kosova. Mossack Fonseca është një firmë ligjore me bazë në Panama, e cila ka ndihmuar klientët e saj që të pastrojnë paratë dhe t’i shmangen tatimit nga vendet e tyre, duke ofruar shërbime në menaxhimin e pasurisë, kundrejt një tarife vjetore.

Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës është ndër investitorët më të mëdhenj në rajon për kompanitë jashtë territorit ku vetëvepron. Dhe frika se mund të ketë shanse që këto para të jenë investuar në kompani që po dalin të kenë lidhje me dokumentet e zbulimit të madh gazetaresk PanamaPapers, kanë ngritur shumë pyetje rreth parave të kursimeve pensionale të kosovarëve.

Ai ka treguar edhe disa nga kompanitë ku Fondi i ka të investuara mjetet, duke hedhur poshtë mundësin që mjetet e tyre të kenë përfunduar në parajsën e tatimeve. Por ai nuk e përjashton mundësin që kompanitë ku fondi i ka mjetet e investuara të kenë lidhje me shmangien e tatimeve.

Përndryshe, mungesa ligjore në Kosovë ka bërë që mjetet e Fondit të mos mund të investohen në vend. Për këtë arsye FKFK është i detyruar ti investoj mjetet jashtë Kosovës, ndërsa në vend ka mjete të investuara vetëm në bono të Thesarit. Totali i investimeve të FKPK-së në obligacione dhe bono të Kosovës më 29 shkurt 2016 arriti në rreth 84 milionë euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Verona Kryeziu, shpallet fituese e Festivalit “Kosovarja Këndon” 2024

Festat e Nëntorit nisëm me Festën e Këngës Popullore - edicionin e 52-të të Festivalit "Kosovarja Këndon" Me këngë shpirti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img