24,11,2024

90 vendvotime të hapura në Kosovë për zgjedhjet e Serbisë!

Must Read

650875048571c6340a5801717038369_v4_big

Qytetarët e Serbisë sot me fillim nga ora shtatë kanë nisur të votojnë për Kuvendin e ri të Serbisë, për Parlamentin e krahinave, siç është Vojvodina, dhe për Asambletë lokale.

Vendvotimet janë hapur në orën shtatë dhe do të mbyllën në tetë të mbrëmjes.

Rezultatet preliminare priten sonte në orët e vona kurse rezultati përfundimtar supozohet të jepet të dielën në mbrëmje.

Në zgjedhjet parlamentare do të votohet për 250 vende në 20 listat konkurruese, në të cilat garojnë 3,270 kandidatë, ndërsa në garë për 120 deputetët e Kuvendit të Vojvodinës janë 15 lista konkurruese.

Të drejtë për të votuar në Serbi kanë 6,739,441 qytetarë të cilët do të votojnë në 8,378 qendra votimi.

Në Kosovë janë hapur 90 vendvotime.

Sot është planifikuar të mbahen zgjedhje lokale dhe në 17 bashkësi të Beogradit, si dhe në 138 bashkësi dhe 25 qytete në tërësi në Serbi.

Këto zgjedhje janë të 11-tat me radhë prejse në territorin e Serbisë funksionon sistemi shumëpartiak dhe të pestat nga lufta e fundit, saktësisht nga viti 2000.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img