29,03,2025

Aksidenti, shpejtësia i merr jetën një vajze të re

Must Read

aksident-naten

Një vajzë e re ka humbur jetën në një aksident që ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec-Korçë. Viktima është Fabiola Qendraj, rreth 23 vjeç dhe banuese Vlorë.

Gjithashtu edhe një 29-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë për jetën dhe është dërguar në Tiranë për mjekim të specializuar. Aksidenti ndodhi pas mesnate, në afërsi të fshatit Leshnicë ku një makinë tip “Mercedes-Benz” me targa AA 282 MG, ka dalë nga rruga.

Ka qenë 23-vjeçarja ajo që drejtonte makinën. I plagosuri është 29-vjeçari E. M., banues në Pogradec, pasagjer në mjet. Nga hetimet e para të policisë dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe me të cilën udhëtonte mjeti si dhe lagështira në rrugë për shkak të reshjeve të shiut. /tvklan.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohet me 200 euro shoferi në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë

Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili tejkaloi në vijë të plotë. Sipas njoftimit të policisë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img