28,08,2025

Kelmendi e Gjakova zbarkojnë në Prishtinë

Must Read

2_4794

Para pak momentesh dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova kanë mbërritur në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ku janë pritur nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryetari i Komitetit Olimpik, Besim Hasani, si dhe qytetarë të shumtë.

Kelmendi nga Rusia, ku u mbajt Kampionati Evropian i xhudos kthehet me medalje të artë në kategorinë e saj, ndërsa Nora Gjakova kthehet me medaljen e bronztë.

Një konferencë për media do të mbahet në hapësirat e aeroportit, ku Kelmendi e Gjakova do të tregojnë për eksperiencën e tyre në këtë kampionat.

Për të mirëpritur dy xhudistet kosovare është përgatitur edhe një tortë e madhe me formë të hartës së Kosovës./KosovaPress/

3_1060

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img