08,11,2025

Kryeministri Isa Mustafa pret Kampionen e Evropës

Must Read

9-isa-mustafa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do të pres përfaqësuesen e Kosovës në Xhudo, pas triumfit të arritur në Kampionatin Evropian që u mbajt në Rusi.

Xhudistet tona, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova të cilat shkëlqyen në Rusi, duke fituar medaljen e artë përkatësisht të bronztën, sonte kthehen në Kosovë.

“Kryeministri Isa Mustafa pret në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ kthimin në atdhe të Kampiones së Evropës në Xhudo, Majlinda Kelmendi, fituesen e medaljes së Bronztë, Nora Gjakova, trajnerin Driton Kuka dhe pjesëmarrësit tjerë nga Kosova në Kampionatin Evropian të Xhudos që u zhvillua në Kazan të Rusisë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Kosovës.

Ekspedita e Kosovës pritet që rreth orës 19 e 30.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img