02,05,2025

Arrestohen dy persona, lëshonin certifikata mjekësore në mënyrë jo të rregullt

Must Read

ARREST_2540291b

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona, të cilët dyshohet se nga ordinanca e tyre, kanë lëshuar certifikata  shëndetësore për patentëshofer në mënyrë jo të rregullt.
Sipas njoftimit të PK-së, arrestimi i të dyshuarve është bërë në Prishtinë, pas aplikimit të masave të fshehta nga policia.

“Njësitë policore pas aplikimit të masave të fshehta kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak se të njëjtit duke keqpërdor detyrën në ordinancën private ku punojnë u kanë lëshuar klientëve certifikata shëndetësore për patentë shofer pa i kryer ekzaminimet e nevojshme”.

“Të arrestuar pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Përfundon me sukses kërkimi për personin e zhdukur në Kaçanik

Pas disa ditë kërkimesh intensive, sot më 01.05.2025, rreth orës 09:55, është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore personi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img