Gruaja i kishte thënë në vesh vajzës së saj se partneri i saj dëshiron të ketë marrëdhënie intime me të një natë para se vajza t’i mbushte 15 vjet, tregon një gjykatë në Queensland të Australisë.
Vajza kishte fjetur në shtratin e nënës së saj kur ajo kishte mbajtur atë me forcë duke e zhveshur, transmeton lajmi.net
Gjykatësi Michael Shanahan e ka përshkruar veprimin e nënës të saj si shumë mizor.
Ai shtoi se vajza ishte traumatizuar thellësisht duke qenë e kërcënuar gjatë përdhunimit nga çifti.
Çifti u gjetën fajtor për të dy akuzat dhe të dy u dënuan me nga 10 vite burgim.