Nait Vrenezi, nga Instituti ATOMI ka qenë i ftuar në Kosova Direkt të Orës së Fundit. Vrenzi ka folur për pranimin e këtij instituti në Rrjetin Evropian për Përkrahjen e Talentëve.
“Jemi prej 20 prillit pjesë e Rrjetit Evropian për Përkrahjen e Talentëve”
“Talentet e rinj, drejtpërdrejtë mund të ndihmohen vetëm në vende ku ata funksionojnë, mësojnë, jetojnë, por të qenurit pjese e një rrejti evropian ku janë edhe anëtar të tjerë ku merren me çështjet e ngjashme na mundëson që të këmbejmë përvoja dhe të pasqyrojnë punët tona”.
Vrenezi ka treguar se tashti nuk e kanë përkrahjen e duhur nga institucionet.
“Përkrahja nuk ka munguar deri më tash, por që një vit, vitin e fundit kur ishin para një sfide, hapjes së një shkolle për atomistët e përzgjedhur, thjeshtë kemi has në vështirësi të shumta, të mëdha financiare, e momentalisht jemi në situatë që me keqardhje mundet me u paralajmëruar se nëse shumë shpejt diçka nuk ndryshon në përkrahje institucionale, ministria e arsimit nuk ndihmon atëherë duhet të ndërpresim punën”.
Profesori tregon se në këtë institut ka më shumë nxënës se sa duhet dhe shumë 11 prej tyre e tejkalojnë nivelin e inteligjencës të shumë shkencëtarve.
“Numri është i madh, bile më i madh se sa jemi ne në gjendje, në CD cikël kemi përzgjedh në mes 50-60 nxënës në nivele të ndryshme, moshave të ndryshme, e deri më tani i kemi identifikuar 171 raste”.
“Në mesin e tyre ka edhe të tillë që e tejkalojnë nivelin e inteligjencës së shumë shkencëtarëve, të Anjshtajnit për shembull i kemi rreth 12”.
Më tutje profesori tregoi se si kishte nisur projekti i ATOMI-it.
“Atomi ka startuar me ambicie të reduktuara, me shpresë që gjatë punës do të zhvillohet dhe do të shtohet përkrahja, por që pesë vjet që është duke u punuar në këtë projekt është shënuar një rritje, zhvillim, progres gradual meqenëse për çdo vjet kemi shtuar diçka në aktivitetet tona”.