28,04,2024

Majlinda Kelmendi dhe flamuri i Kosovës. Kroatët tallen me serbët

Must Read

522928772-1-650x358

Lajmi për medaljen e artë që Majlinda Kelmendi ia solli Kosovës nga Kampionati Evropian i xhudos në Rusi, ka bërë jehonë edhe në mediet kroate.

Është media e këtij vendi, ‘Index.hr’, që shkruan për “tradhtinë” që Rusia iu bëri vëllezërve serb. ‘Index.hr’ i ka kushtuar vëmendjen shkrimit të portalit serb ‘Kurir’, ku shkruhet se: “Vëllezërit rusë ua ngulën thikën pas shpine, teksa ushtarët përshëndeten flamurin e Kosovës së Thaçit”.

“Majlinda Kelmendi e Kosovës u bë kampione evropiane në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Rusi. Ky ishte një nder i madh për anëtarin më të ri të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, por jo të gjithë ishin të kënaqur që himni tyre u intonua në Rusi”, shkruan ‘Index.hr’, transmeton Indeksonline.

Përndryshe titulli i ‘Kurir.rs’ në lajmin për Kosovën ishte ky: “Vëllezërit rusë na ngulën thikën pas shpine, ushtarët përshëndeten flamurin e Kosovës së Thaçit”.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img