24,11,2024

Vjen ndihma për 13-vjeçarin që rrezikonte të humbte këmbën

Must Read

​Deputeti Taulant Balla ka bërë të ditur se një spital privat në vend ka marrë përsipër trajtimin e djalit. Ligjvënësi socialist e ka dhënë lajmin e mirë përmes një statusi në “Facebook”.

“Dje u njoha me kërkesën e familjes Muça nga Kodra Bujaras e Elbasanit për nevojën e një operacioni të specializuar nga mjekë të huaj për djalit 13-vjeçar Kleo Muça. Jam shumë i gëzuar të ndaj me ju lajmin shumë të mirë. Shkoftë me sukses operacioni i dashur Kleo, jemi me ju familja Muça. Edhe një herë faleminderit doktorëve dhe infermierëve”, shkruan Balla.

Babai i 13-vjeçarit të enjten bëri thirrje për ndihmë, duke thënë se nëse nuk do të gjene zgjidhje, do të detyrohej të shiste djalin tjetër. Pas kërkesës së Ballës, spitali në fjalë mori përsipër ndërhyrjen kirurgjikale.

The post Vjen ndihma për 13-vjeçarin që rrezikonte të humbte këmbën appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img