Në një reagim ditën e sotme, thekson se ligji i njeh të drejtën çdo qytetari për të mbajtur armë.
Berisha rendit 5 arsye, që sipas tij, qytetarët janë të pambrojtur. Madje, Berisha shkon më tej kur deklaron se armët lejohen gjerësisht të qarkullojnë në tregun e zi.
Pak më herët Byroja e Kuvendit të Shqipërisë ka përjashtuar Berishën nga Kuvendi për 10 ditë.
Reagimi i Berishës:
Në Shqipërinë e Edvin Shullazit!!
– Banditi qe vjen dhe te vret mund te mbaje arme, kurse viktimës nuk i lejohet të ketë armë për t’u mbrojtur
– Banditi qe vendos për ty “gjobën ose kokën” është i armatosur nga Shullazët e qeverisë, kurse ty arma nuk te lejohet por duhet ti dorëzosh atij gjobën ose kokën!
– Banditi që të rrëmben fëmijën, vajzën per trafikim mund te mbaje arme kurse ti nuk mund te kesh arme për të mbrojtur vajzën tënde!
– Bandit i që vjen dhe te thyen dyqanin apo banesën mund te mbaje arme, kurse viktima nuk mundet kurrsesi të mbajë armë për të mbrojtur pasurinë, dyqanin apo shtëpinë e tij!
-Madje Policia e Saje qorrit nuk i regjistron me si krim vjedhjen e banesave.
Pavarësisht nga histeria kolektive e deputetëve të shullazëve te parlamentit dhe papagajve e bolinove te tyre ne media, ligji i Shqipërisë iu njeh të drejtën, ne përputhje me plotësimin e kritereve te stipuluara te tij, çdo qytetari shqiptar te rritur, te armëmbajtjes. Me gjithë këtë, me armë, sipas udhëzimit të shullazeve të qeverisë, që kanë krijuar për xhepat e tyre tregun e zi te armëve, mund te pajisen me armë, vetëm:
-Trafikantet, vrasësit, hajdutet dhe fanatiket e partisë siçiliste.
– Ata qe japin ryshfet, te paktën 1-2 mije euro ne vartësi nga lloji i armës, për Saje qorrin dhe çunat e krimit
The post Berisha i qëndron prapa deklaratës për armët appeared first on Lajminet.