24,11,2024

Haradinaj ndërmjetëson në falje gjaku [Video]

Must Read

haradinaj4

Ramush Haradinaj ka publikuar një video në llogarinë e tij në Facebook në të cilën shihet që ai është pjesë e një pajtimi të dy familjeve në hasmëri.

“Të falësh është burrëri, është trimëri! Burrëri e trimëri pashë sot te Familjet Dukaj e Tolaj nga Drenoci i Deçanit, që ia shtrinë dorën e pajtimit Familjes Gjikolli nga Peja!”, shkruan Haradinaj.

Haradinaj si simbol unifikues mes dy familjeve e përdorë flamurin kombëtar shqiptar.

Të pranishëm në këtë pajtim ishin edhe zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img