Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në La Liga.
Ekzaminimet mjekësore gjetën se Ronaldo ka tërhequr muskulin e këmbës së djathtë, por nuk është specifikuar se sa gjatë do të mungoj portugezi.
Ronaldo u lëndua mërkurën gjatë ndeshjes kundër Villarrealit ku Reali ka arritur fitore të bindshme 3:0.
Reali të shtunën do të luajë kundër Rayo Vallecano dhe do të përpiqet të fitojë për të mbetur në garë për titull .
Ekipi Zinedine Zidane të martën do të lujë kundër Manchester Cityt, në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.
Ronaldo është golashënuesi më i mirë i Realit në sezon, i cili ka shënuar 47 gola në 44 ndeshje.