04,05,2024

Sa mijëra euro do të marrin Majlinda dhe Nora pas kthimit në Kosovë?

Must Read

maj_1461310921-2007579

Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova, i bënë krenarë të gjithë shqiptarët me suksesin që e arritën sot në Kampionatin Evropian të xhudos që u mbajt në Kazan të Rusisë, duke fituar medalje evropiane.

Majlinda Kelmendi si zakonisht u stolis me medalje të artë, kurse Nora Gjakova fitojë medaljen e bronztë. Por, me siguri të gjithë dështojnë të dinë se sa para do të fitojnë ato nga Qeveria e Kosovës.

Në bazë të Rregullores për Ndarjen e Shpërblimeve Shtetërore për Sportistët që arrijnë rezultatet kulmore në Garat Ndërkombëtare, Majlinda Kelmendi do ti marr nga shteti saktësisht 20 mijë euro, ndërkaq Nora Gjakova do të shpërblehet me 8 mijë euro, shkruan Infokusi.

Duarthatë nuk do të mbetet as trajneri, Driton Kuka, të cilit i takojnë 50 për qind të shumës që e fiton sportist, në këtë rast, 10 mijë euro për fitoren e Majlindës kurse 4 mijë për triumfin e Norës.

Po ashtu, sipas Rregullores, secili sportist që fiton medalje në garat ndërkombëtare do ta ketë të garantuar mbështetjen e përhershme financiare, që nga mosha 45 vjeçare, si lloj pensioni. Duhet theksuar, së kjo Rregullore është miratuar me 2 maj 2013 dhe është miratuar në kohën sa Ministër i Sporti ka qenë Memli Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Arrestohen katër shtetas të RMV-së, tre për gjuajtje me armë e një me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt i ka arrestuar katër persona me shtetësi maqedonase, ku tre prej tyre...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img