Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka zbuluar planet për rindërtimin e stadiumit të klubit në Nou Camp.
Projekti, i cili është dizajnuar nga një firmë japoneze, do të rris kapacitetin e tribunave nga 99.000 në 105.000 spektatorë si dhe do të instalojë kulmin, shkruan portali arbresh.info.
Rindërtimi është vendosur të fillojë në vitin 2017 dhe të përfundojë në vitin 2021.