29,11,2024

Ahmeti: Deklarimet e Molliqajt, janë vetëm personale. “Alternativa” mund të udhëhiqet edhe nga unë!

Must Read

Shpend-Ahmeti-640x358-640x358

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, mbetet optimist në bashkimin e bllokut opozitar kundër Qeverisë “Mustafa”. Ahmeti thotë se “Alternativa” e Lëvizjes “Vetëvendosje” është mundësi e mirë për t’u bashkuar në misionin e përbashkët për rrëzimin e Qeverisë, ndërkohë që bashkimin e AAK-së dhe “Nismës” në një koalicion parazgjedhor në këtë fazë, ai e quan me ironi si një të gjashtëmbëdhjetën e finales.

“Fillimisht unë mendoj se jemi duke folur për finale, a ne ende jemi në të tetën e finales.

Ky koalicion parazgjedhor që e paracaktuan AAK dhe ‘Nisma’ me duket si e 16-ta e finales e na po flasim se kush do ta ngrejë kupën”, ka thënë Ahmeti gjatë intervistës për “Zërin”. Anëtari i “Vetëvendosjes” po ashtu ka folur edhe për mundësinë e largimit të tij nga “Vetëvendosja” duke thënë se ai është pjesë e këtij subjekti politik dhe se nuk ka përse të largohet, pavarësisht mendimeve të ndryshme brenda subjektit të tij politik.

Duke iu referuar deklarimit të sekretarit organizativ të “Vetëvendosjes”, Dardan Molliqaj, që “Alternativën” do të mundë ta udhëhiqnin vetëm Albin Kurti dhe Visar Ymeri e jo Shpend Ahmeti, kryetari i Prishtinës, ka thënë se ato janë vetëm deklarime personale të Molliqajt.

Ahmeti nuk ka fshehur ambicien që ta udhëhiqte këtë “Alternativë” të cilën e sheh si mundësinë më të mirë, porse ka thënë se për këtë gjë do të duhej të pyeteshin strukturat e Lëvizjes “Vetëvendosje”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img