29,11,2024

Mbështetet agjenda evropiane e Kosovës

Must Read
Zëvendësministri i Integrimit Evropian, Ramadan Ilazi, ka pritur të enjten në një takim një delegacion me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Estonisë i kryesuar nga Mart Laanemae. Gjatë këtij takimi është diskutuar për agjendën evropiane të Kosovës e në mënyrë të veçantë për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për kosovarët.
Zëvendësministri Ilazi, fillimisht e ka falënderuar delegacionin estonez për përkrahjen e vazhdueshme që Republika e Estonisë i ka ofruar Republikës së Kosovës, si dhe ka vlerësuar bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy vendeve.
Më tej ai ka njoftuar estonezët edhe për angazhimin e institucioneve në drejtim të përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, duke theksuar se Kosova ndodhet në një fazë vendimtare, sa i përket këtij procesi, pasi ka përmbushur kriteret e përcaktuara. Po ashtu zëvendësministri Ilazi, ka nënvizuar se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për zbatimin e MSA-së brenda afateve të përcaktuara.
Ndërkaq, nënsekretari për Marrëdhënie Evropiane dhe Transatlantike në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë, Mart Laanemae, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij ndaj agjendës evropiane të Kosovës përfshirë edhe procesin e liberalizimit të vizave.
- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fundjavë, “KUPA E FEDERATËS 2024”

Spektakli i volejbollit në Kupën e Federatës, fillon këtë fundjavë! Këtë fundjavë nis edicioni i ri i Kupës së FVK-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img