11,09,2025

Përleshje në kufirin greko-maqedonas, furgoni i policisë përplas një refugjat

Must Read
Furgoni që goditi refugjatët

Falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë, situata nuk u përshkallëzua, por personi që u përplas nga furgoni u dërgua menjëherë pranë mjekëvë të kampit. Më herët, policia greke u përpoq të bindë sot emigrantët që të mos bllokojnë shinat e trenit.

Megjithatë, negociatat nuk patën sukses. Emigrantët shprehen se nuk kanë ndërmend që të largohen nga kufiri greko-maqedonas, pasi kanë sakfrikuar cdo gjë për të mbërritur në Europën Perëndimore. Situata në kampin e Idomenit vijon të mbetet e rënduar në kushtet kur rreth 12.000 emigrantë prej javësh kanë qëndruar në rrethana mjaft të vështira.

Qeveria greke ka ngritur qëndra të posacme strehimi për azil-kërkuesit duke vendosur edhe në dispozicion autobusë për transportin e tyre. Por pavarëisht kësaj, refugjatët refuzojnë të transferohen. Ata thonë se bllokimi i hekurudhës është shpresa e tyre e fundit. Azil-kërkuesit shprehen se në rast se do të largohen nga hekurudha askush nuk do të kujtohet më për ta.

The post Përleshje në kufirin greko-maqedonas, furgoni i policisë përplas një refugjat appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img