10,09,2025

Serbia, notë proteste Kroacisë

Must Read

dac-640x441

Ministria e Jashtme e Serbisë i ka dorëzuar notë proteste ambasadorit kroat në Beograd lidhur me deklaratat e ministrit të jashtëm kroat, Miro Kovaq, të cilat janë konsideruar si sulme të pandershme.

Ministri i jashtëm kroat ka akuzuar Serbinë se është shteti i origjinës ku janë bërë planet e luftërave gjatë viteve të ’90-ta. Sipas ministrisë serbe, është e pandershme që aplikimi i disa ligjeve në Serbi të përshkruhet publikisht nga zyrtarët kroatë si “shtrembërim historik”.

Frenimi i Kroacisë nga këto vlerësime do të ndihmonte në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin e mirë fqinjësor në të ardhmen, ka konsideruar ministria.

“Ministria e Jashtme e Serbisë shfrytëzon këtë rast që të theksojë se incidentet nacionaliste dhe gjuha e urrejtjes janë duke ndodhur thuajse çdo ditë në Republikën e Kroacisë, duke bërë që pjesëtarët e komunitetit serb atje të ndihen të kërcënuar”, thuhet në reagimin e Serbisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img