30,04,2024

SHBA dërgon për herë të parë avionët B-52 kundër ISIS

Must Read

B-768x432

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar për herë të parë në Siri dhe Irak avionët bombardues B-52.

Avionët luftarakë do përdoren për të luftuar Shtetin Islamik.

Autoritetet thonë se avionët janë dërguar ekskluzivisht për ‘sulme precize’- ndryshe nga lufta në Vietnam, kur avionët B-52 përdoreshin për bombardime në masë.

Për këtë arsye, avioni u bë simbol i superfuqisë amerikane gjatë Luftës së Ftohtë.

“Në kujtesën kolektive janë bombardimet e B-52 përpara disa dekadash, kur sulmet ishin pa kriter përzgjedhje. Këto kohëra kanë mbaruar. Sot B-52 është një platformë e sulmeve precize,” tha një zëdhënës i flotës ajrore, Steve Warren.

Avionët B-52 janë stacionuar prej dy javësh në Katar.

SHBA kanë nisur një fushatë ajrore kundër Shtetit Islamik që prej vitit 2014.

Im Vietnamkrieg wurde die „B-52“ für Flächenbombardements genutztUS-„Alleskönner“ aus dem Kalten Krieg | B52-Bomber sollen ISIS-Terroristen stoppen

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img