13,01,2026

Legjenda Totti e bëri të pamundurën, çmendet i gjithë stadiumi (Video)

Must Read

totti-10

Francesco Totti edhe njëherë ka dëshmuar pse është ‘perandori’ i Romës.

Legjenda e Romës, Francesco Totti, pati një moment tejet emocionues në ndeshjen në mes të Romës dhe Torinos.

Veterani 39-vjeçar u inkuadrua nga pankina në minutën e 85-të të takimit, dhe shënoi dy gola me dy prekje të topit, transmeton Gazeta Blic.

Roma po pësonte 1-2 nga Torino, por me t’u inkuadruar në fushën e lojës, Totti shënoi me prekjen e parë të topit, për të barazuar shifrat.

Totti më pas shënoi golin e fitores nga pika e bardhë e penalltisë, për rezultatin përfundimtar 3-2.

Ky ishte goli i 303-të i Tottit për Romën, shifra impresive këto kur merret parasysh se shumicën e karrierës ai ka luajtur në pozitën e mesfushorit. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img