10,05,2025

Rusia pranon Kosovën

Must Read

download

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, janë katër garuesit që do të kërkojnë medalje sot në Evropian.
 Rusia ka lëshuar pe më në fund dhe i ka lejuar garuesit nga Kosova që ta përfaqësojnë vendin e tyre.

Në fakt, ishte trajneri Driton Kuka, ai i cili i ka publikuar dy fotografi në Facebook, ku shihen garuesit e tij me pajisje sportive ku shkruan ‘Kos’, me çka nënkupton se garuesve kosovarë u është lejuar t’i përdorin simbolet shtetërore në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Kazan, nga 21 deri më 24 prill, raporton Zëri.

Image

“Në Evropian për Kosovën! Ekipi ynë u lejua të prezentoj Shtetin tonë në Evropian që filloj në Rusi!”, ka shkruar Kuka.

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Akil Gjakova, janë katër garuesit që do të kërkojnë medalje sot në Evropian.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe dhunë në familje në Ferizaj

Ferizaj, 10 maj 2025 Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img