03,05,2024

Veseli-Zhbogarit: Shko shihe çfarë po ndodhë në Mitrovicë!

Must Read

Kadri-Veseli-IBNA1

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në tryezën me temën “Si ta shndërrojmë MSA-në në një proces për reforma thelbësore në Republikën e Kosovës?” ka kërkuar më shumë ndihmë nga partnerët ndërkombëtar në rrugën e Kosovës drejt Bashkimit Europian.

Ai ka thënë se e vlerëson ndihmën e marrë nga to, por që është koha që kjo të zgjerohet.

“Ne e vlerësojmë shumë përkrahjen që kemi marrë nga partnerët ndërkombëtar. Por në të njëjtën kohë kërkojmë nga shtetet që nuk e kanë njohur akoma Kosovën që ta bëjnë këtë gjë. Njohja ndikon në stabilitetin regjional”.

Përsa i përket MSA-së, ai ka thënë se është hap në drejtimin e duhur, ndërsa ka drejtuar një varg kritikash drejt BE-së për mosliberalizimin e vizave.

“Marrëveshja për Stabilizim dhe Asocim na ofron perspektivë të re, treg të ri për bizneset tona. Por veç kësaj ne presim edhe liberalizimin e vizave. Ne nuk jemi duke e kuptuar shtyerjen, pasi i kemi plotësuar të gjitha kriteret. Jemi i vetmi vend i izoluar. Është momenti vendimtar për t’u dhënë shpresë qytetarëve të këtij vendi. Kosova është i vetmi vend që e feston ditën e BE-së, pa qenë pjesë e saj. Ne nuk do të dorëzohemi”.

Kryekuvendari Veseli po ashtu ka përmendur ndarjen e Mitrovicës si problem të madh, duke iu drejtuar përfaqësuesit të BE-së në Kosovë, dhe ka kërkuar nga opozita që të kthehet në Kuvendin e Kosovës për të vazhduar punën së bashku, njofton Klan Kosova.

“Po ashtu nuk po më pëlqen që në fjalorin tonë po përmendet Serbia, duke e ditur të djeshmen. Në Kosovë ajo nuk ka më çfarë të kërkojë. Por është interes yni që të krijojmë raporte të mira fqinjësore. Ftoj (Samuel) Zhbogarin që ta shoh çfarë po ndodh në veri të MItrovicës. Tashe e 17 vjet bashkëkombasit e mi nuk kanë mundësi të kthehen në pronat e veta. I ftoj kolegët e mi të opozitës që të kthehen në Kuvendin e Kosovës dhe të vazhdojmë punën bashkë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dënohet shoferi i autobusit që bëri tejkalim në vijë të plotë në Ferizaj

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img