29,04,2024

Malishevë: Nxënësi akuzon profesorin për sulm (VIDEO)

Must Read

capture_1461179917-1398685

Nxënësi Fatlind Shala, i shkollës Naim Frashëri, nga Banja e Malishevës po e akuzon profesorin e informatikës Xhemajli Begajn për sulm ndaj tij.

Sulmi ndaj të birit e ka irrituar babain e djaloshit, ani pse ai e ka pranuar për Klan Kosovën se 15 vjeçari nuk është djalë i rehatshëm.

Dhunën nga mësimdhënësi e ka dënuar edhe drejtori i shkollës, por ky  ka thënë se nxënësi është goxha problematik.

Por arsimtari, Xhemajli Begaj, i  cili nuk pranoi të flas para kamerës, i tha Klan Kosovës se nuk e ka sulmuar djaloshin por vetëm i ka vendosur dorën në qafë.

Për rastin në fjalë ka intervenuar edhe policia, derisa komandanti i stacioni të Malishevës, Halil Morina i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit, se në bazë të lëndimeve rasti është cilësuar si sulm./klankosova/

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=61VZ03LH81g?feature=oembed]

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img