24,10,2025

U nënshkrua Memorandum i Mirëkuptimit mes MPB-së dhe Caritas Kosova

Must Read

Ministria e Punëve të Brendshme dhe  Caritas Kosova nënshkruan memorandum të mirëkuptimit. Ky memorandum ka për qëllim partneritetin për implementimin e programit: Fuqizimi i Institucioneve kosovare në mbrojtjen e grupeve të rrezikuara 2016-2018, që do të implementohet nga Caritas Kosova.

Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherësh koordinator Kundër Trafikimit me Njerëz, z. Milan Radojevic dhe drejtori gjeneral i Caritasit për Kosovë, Don Viktor Sopi.

Qëllimi i programit është që viktimat e trafikimit me njerëz  në Kosovë të identifikohen, të mbështetën për një ri-integrim të suksesshëm. Fokusi kryesor i programit është përforcimi i kapaciteteve për identifikimin e hershëm dhe referimin  e rasteve, rritjes së vetëdijesimit dhe ri-integrimin e suksesshëm të viktimave etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img