Ndonëse PDK është e bindur ta vazhdojë koalicionin qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës,ajo do kërkojë reforma brenda koalicionit.
Kjo për arsye të shumta, edhe politike e edhe ekonomike.
Kështu ka deklaruar ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli në “Republika” në Tribuna Channel
Ai ka thënë se do i kërkoj partnerit të koalicionit që të bëhen reforma.
“PDK është fuqishme e vendosur ta vazhdojë koalicionin por duhet të mendojmë për reformë, të analizojmë ku ka ngecje, dhe pse bisedohet kaq shumë për korrupsionin “
Ai ka deklaruar gjithashtu se në pozita nuk mund të lejojnë njerëz që e konsiderojnë vetën pashallarë, por aty duhen vendosur persona që punojnë në interesat e shtetit.
Ndiqeni të plotë deklarimin e Veselit për këtë çështje në Tribuna Channel./GazetaTribuna/
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=pu3a2O3TVn8]