Bie nga shtylla, humb jetën elektricisti

Must Read

energji-elektrike-1024x682-620x412

Një elektricist ka humbur jetën mesditën e sotme, pasi është rrëzuar nga shtylla në Libohovë.

Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është 60-vjeçari me inicialet V.Z. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:30 në lagjen “Kalista” të Libohovës.

60-vjeçari ishte duke punuar, kur u rrëzua nga një shtyllë me lartësi rreth 9 metra, pasi iu këputën rripat e kambalecave.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt mban mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Ferizajt ka mbajtur sot mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2026, të kryesuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img