11,05,2025

Kokainë brenda bukës, dy shqiptarë në pranga

Must Read

droga-9-620x345

Itali- Dy muratorë shqiptarë dhe një maqedonas janë arrestuar nga policia italiane në Genova, pasi janë kapur me mbi një kilogram kokainë. Shqiptarët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, janë të moshës 31 dhe 26 vjeç.

Ata trafikonin drogën së bashku me shtetasin maqedonas dhe për ta bërë këtë, kishin gjetur një mënyrë krejt të veçantë, e fshihnin kokainën brenda bukës.

Ky lloj trafiku nuk binte lehtë në sy të policisë, por kohët e fundit ishte bërë i përditshëm duke hedhur kështu dyshime tek autoritetet.

Maqedonasi dhe dy shqiptarët janë arrestuar pasi dje, rreth orës 15:00 po shkëmbenin 2 bukë. Brenda tyre ishin futur 500 gr kokainë tek secila. Te banesa e shqiptarëve, policia gjeti edhe 150 gr kokainë. Gjithashtu u sekuestruan edhe 1000 euro.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Muhamet Karalija

Me dhembje e pikëllim, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërmarrësit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img