07,05,2024

Nëse ndodh kjo, Kosova e bojkoton Evropianin e Rusisë

Must Read

majlinda

Kosova mund ta bojkotojë Kampionatin Evropian të xhudos, i cili do të mbahet në Rusi, nga 21 deri më 24 prill.
Arsyeja kryesore është se Rusia, si vend organizator i këtij evenimenti, nuk lejon që në territorin e saj të përdoren simbolet shtetërore të Kosovës, vend të cilin nuk e ka njohur si shtet.

Mirëpo, edhe delegacioni i xhudos kosovare është i vendosur që këtë radhë të mos lëshojë pe, raporton Zëri.

Trajneri Driton Kuka ka paralajmëruar se, nëse nuk ju lejohet paraqitja me flamur dhe intonimi i himnit, në rast të medaljes eventuale, katër garuesit, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova, të mos paraqiten fare në këtë eveniment.

“Jemi në Rusi duke pritur lajmin për pjesëmarrje për shtetin tonë të ri! Nese sna lejohet me siguri sdo marrim pjesë në Evropian! Me ne në foto miku nga shteti amë Shqipëria! Shqipëria dhe Kosova dy shtetet tona që natyrshëm do bashkohen dalngadalë e në kohën e duhur!”, ka shkruar Kuka në Facebook.

Pas pak orësh do të merret vendimi definitiv, nëse rusët do të lëshojnë pe ose jo, pasi pala kosovare duket e vendosur.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img