11,09,2025

Energjia e rëndësishme, zhvillimi ekonomik i paqëndrueshëm

Must Read

13015679_10153477075556611_6503211423557392381_n

Plot sfida ekonomike me të cilat ballafaqohet ekonomia kosovare u përmendën në konferencën rreth alternativave të zhvillimit ekonomik të Kosovës organizuar nga Aleanca për Ardhmërinë e kosovës.

Zhvillimi i sektorit të energjetikës në Kosovë u vlerësua tejet i rëndësishëm.

Pranvera Dobruna-Kryeziu ka vlerësuar se pavarësisht shumë projekteve të zhvillimit të energjisë së ripërtritshme, përdorimi i linjitit është alternativa më e mirë.

Në këtë konferencë ku po marrin pjesë edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e njohës të rrethanave ekonomike po diskutohet edhe për zhvillimin e arsimit e sektorëve të tjerë si shtysë të zhvillimit ekonomik.

Ahmeti ka deklaruar se vendit i duhet një rritje ekonomike 7 deri 10 për qind që vendi të merr hove zhvillimi.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe kreu i AAK-së Ramush Haradinaj i cili ekonominë dhe zhvillimin e saj e ka vlerësuar bazament për zhvillimin e gjithëmbarshëm të shtetit të Kosovës, njofton Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img