25,10,2025

Sot gjykimi për deputetët, dëshmon Arsim Gërxhaliu

Must Read

gjykimi-2

Në seancën gjyqësore ndaj deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, cilët akuzohen se kanë sulmuar fizikisht deputetin e PDK-së, Bekim Haxhiu, do të dëgjohet deklarata e ekspertit mjeko-ligjor, Arsim Gërxhaliu.

Ditën e premte, më 15 prill ku pritej aktgjykimi, Gjykata Themelore e Prishtinës, nuk mori vendim por hapi shqyrtim gjyqësor, me arsyen siç ka thënë gjyqtari Vesel Ismajli, janë vërejtur disa paqartësi në raportin e mjekësisë ligjore, të cilat nuk përputhen me raportin e emergjencës.

Në seancën e 15 prillit, nuk ishin prezent asnjë nga të akuzuarit, ndërsa paditësi Bekim Haxhiu, i cili pas vendimit të Turpit Gjykues për rihapje të shqyrtimit gjyqësor ka dalë menjëherë nga salla.

Haxhiu ka paditur deputetët Ymeri, Selimi, ish deputetin Florin Krasniqi dhe truprojën e Selimit, Besart Bujupi se e kanë sulmuar atë fizikisht./KosovaPress/

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img