Daçiq është gjithashtu edhe zëvendëskryeministër i Serbisë, në koalicionin qeverisës që po parashihet t’i fitojë edhe katër vite të tjera pushtet, në zgjedhjet e përgjithshme të së dielës në Serbi.
Qeveria serbe i ka hapur negociatat për anëtarësim me BE-në dhjetorin e kaluar, dhe shpreson t’i përfundojë ato deri në vitin 2019, por rezultatet e anketave tregojnë se serbët janë skeptikë rreth përfitimeve që mund t’i kenë nëse i bashkohen këtij blloku.
Më tutje ministri Daçiq ka folur edhe për problemet me të cilat po përballet ky mekanizëm evorpian.
“Është e qartë se BE-ja ka probleme. Nuk ka institucione ndërkombëtare pa probleme në funksionim”, i ka thënë Reuters-it Daçiq.
“Serbia nuk është as Norvegji e as Zvicër që të thotë se nuk ka nevojë për BE-në. Dalja e Britanisë së Madhe nga blloku është problem i BE-së, por kjo gjë nuk ndikon në vendosmërinë tonë për t’iu bashkuar BE-së”, ka thënë ai.
Blloku prej 28 vendeve anëtare është partneridhe investuesi më i madh tregtar i Serbisë, sikurse edhe i dy vendeve të tjera të ish-Jugosllavisë; Kroacisë dhe Sllovenisë, të cilat veçse janë anëtare të bllokut.
The post “Serbia nuk është Zvicër e as Norvegji t’i thotë jo BE-së” appeared first on Lajminet.