27,11,2024

Kokollari: Pretendojmë të jemi konkurrent i fortë ndaj Besës

Must Read

Kryetari i klubit ferizajas, Gëzim Kokollari, zotohet se do ta kthejnë namin që kishte në vitet e kaluara kolektivi dhe mendojnë edhe për garat në Evropë.

Kastrioti nga Ferizaj (meshkuj) ndjen veten më të fortë pas fitores me rezultat 32:29 kundër Prishtinës. Hendbollistët ferizajas si qëllim kryeson e kanë ta fitojnë Kupën e Kosovës. Klubi me renome pretendon se mund t’i bëjnë ballë edhe kampionit në fuqi dhe fituesit të vjetëm të Kupës, njëherësh lider i kampionatit, Besa Famiglis nga Peja. Kryetari i Kastriotit, Gëzim Kokollari, tha se synojnë të rikthejnë shkëlqimin që kishte qendra e hendbollit në vitet e kaluara. Ai e ka një besim të madh të lojtarët pas triumfit kundër Prishtinës. “Prishtina dihet që është një klub i fortë dhe jo me pak traditë, prandaj pa dyshim që po shihen edhe frytet e para të vendimit tim për emërimin e Burim Zaskokut kryetrajner. Besojmë që fitorja ndaj Prishtinës do të ishte edhe më bindëse po të mos ishte i lënduar portieri kryesor Murseli”, tha Kokollari për gazetën kombëtare “Bota sot”. Synimi i tij është ta sfidojnë edhe Besa Famiglin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img