Një pjesë e pyllit e cila ishte pronë shoqërore në fshatin Skorobishtë të Prizrenit, në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri. Njësit e zjarrfikësve kanë dal në vendngjarje dhe kanë lokalizuar zjarrin.
Kurse, njësit policore janë duke hetuar rastin. Po ashtu, në fshatin Broliq të Pejës, nga zjarri i është përfshirë një shtëpi. Viktima bashkë me fqinjët e kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /KosovaPress/