“Na kemi qene bashke ne nji front, por Vetevendosje e ka ndrrue menyren e kundershtimit, tha mysafiri ne Rrokum Roll, Anton Berisha nga AAK.
Ai vleresoi se AAK nuk ka kohe me humb me dokumente, se per te, tash asht koha e punes e jo e letrave.
Berisha e keshilloi Vetevendosjen me vazhdue me kundershtimin e kesaj qeverie e me lane zhvillimin e debateve mbrenda opozites.
Berisha tha se Haradinaj tue e perkrah idene e Ibrahim Rugoves per shqiptarizem asht vu ne kundershtim te kesaj qeverie qe ka nenshkrue marreveshje te damshme per vendin, e per kurrfare arsye tjera politike.
“Ata munden me fole tane diten me na shajte e me na lavdue. Na kemi tregue ne kohe te veshtira se per çashtje kombetare nuk bajme kalkulime”, tha ai, kur ishte tue fole per VV’n.
“Humbja e energjise mbrenda opozites matematikisht, ne fryme e ne perkrahjen qytetare e dobeson kundershtimin”, tha ai.
Berisha tha se protestat i kane çue selam Qeverise se nuk mundet me qeverise qysh te dojne ata, por qysh tha ai – jane disa rregulla.
“Na e vazhdojme rrugen tone, kjo asht rruge politike, rruge qe e kemi kalue neper sfida te ndryshme. Rruga vazhdon … s’asht me randesi kush udheheq”, tha ma tej ai.
Ndersa krejt ne fund kur u pyet per shoqnine civile, Berisha tha se asht ne ndergjegjen e tyne se çka dojne me ba.
“A dojne me vazhdue me kundershtim, a dojne me qendrue ne hije .. le te vendosin ata. Jemi mesue me histori te shqiptareve ne 500 vjetet e fundit”, theksoi ai.