24,04,2025

Gundogan – Manchester City, përgjigjet Guardiola

Must Read

ilkay-guendogan-pep-guardiola

Pep Guardiola është pyetur rreth transferimit të Ilkay Gundogan në Manchester City.

Sipas asaj çfarë shkruajnë mediat britanike, ylli i Borussia Dortmund, Ilkay Gundogan, ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për një transferim prej 30 milionë eurove.

Por, Pep Guardiola refuzoi të përgjigjej rreth kësaj, kur ai u pyet gjatë një konference për shtyp.

Guardiola, i cili do ta zëvendësojë Manuel Pellegrinin si trajner i Cityt në fundin e sezonit, mësohet se ka bërë gati planet e tij për transferime në merkato pasi u takua me drejtorin sportiv Txiki Begiristain në Amsterdam në muajin mars.

Sidoqoftë, Guardiola nuk dha asnjë përgjigje konkrete kur u pyet rreth transferimit të Gundogan.

“Unë jam trajner i Bayern Munchen”, tha Guardiola kur u pyet rreth transferimit të lojtarit.

25-vjeçari Gundogan ka bërë 39 paraqitje në të gjitha garat për Dortmundin e Thomas Tuchel këtë edicion. /Gazeta Blic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj shtatë  të dyshuarëve për  veprën penale në bashkëkryerje vrasja e rëndë

Ferizaj, 22 prill 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img