Eden Hazard duket se ka vendosur rreth të ardhmes së tij.
Ylli belg i Chelseat ka qenë një zhgënjim i madh për ‘Blutë’ këtë edicion, duke mos arritur të shënojë fare në ligë.
Për Hazardin të interesuar së fundmi kanë qenë klube të mëdha si Real Madrid dhe Paris St-Germain, transmeton Gazeta Blic
Por, sipas një raporti të publikuar nga “The Times”, Eden Hazard i ka thënë trajnerit të ardhshëm të Chelseat, Antonio Conte, se ai e dëshiron qëndrimin në ‘Stamford Bridge’
Mësohet se Conte ka mbajtur bisedime me të gjithë futbollistët e Chelseat pas një vizite që i bëri qendrave stërvitore në ‘Cobham’, pas emërimit të tij trajner më herët gjatë këtij muaji.
Gjatë këtyre bisedimeve, raportohet se Hazard pranoi se nuk ka qenë fare i dobishëm këtë sezon, dhe dëshiron t’i përmirësojë gjërat sezonin e ardhshëm.
Chelsea pritet të bëjë ndryshime të mëdha në ekip këtë merkato, por duket se 25-vjeçari Hazard do të vazhdojë me klubin. /Gazeta Blic/