Më në fund në emisionin argëtues “Kojshia Show” takohen kojshit e vërtetë. Në emisionin e fundit të “Kojshia SHow” nga moderator i emisionit ishte i ftuar këngëtari Fahrush Azemi.
Pos këngëve të interpretuar gjatë emisionit, me moderatorin u bisedua tamam si dy kojshi ku përveç pikave humoristike këngëtari Fahrush Azemi bëri publike edhe planin për rregullimin e fshatit të tij të lindjes.
“Pos muzikës më të cilën jam marrë qysh nga mosha e re me profesion jam arkitekt dhe jam duke punuar në një plan për rregullimin e fshatit dhe zbukurimin e hapësirave publike.Besojë që me ndihmën e bashkëfshatarëve dhe diasporës nga ky fshat ky projekt do të realizohet dhe do të lajm borxhin që i kemi këtij fshati” tha Fahrush Azemi.
“Në kohën kur të gjitha aktivitet kulturore kishin pushuar ,viteve ’90-ta në Sllatinë aktivizuam shoqërin kulturo artistike “Liria” e cila ngjalli kulturën dhe angazhoi të rinjtë e fshatit” tha Azemi
Emisionin e plotë mundë ta shikoni në videon e “Koshia Show” të RTV21