28,04,2024

Hendbollistët e Kastriotit fitojnë derbin kundër Prishtinës

Must Read

Hendbollistët e Kastriotit nga Ferizaj kanë demonstruar në pallatin e sporteve “Bill Clinton” njëren prej lojërave më të mira në këtë stinor, pasi që një lojë të mirë dhe të organizuar kanë arritur të mposhtin rivalin e vjetër Prishtinën me rezultat 32:29.
Hiq dhjetë minutat të parë të fillimit, kur Prishtina ishte rival i denjë, në të gjitha pjesët tjera të lojës, ferizajasit ishin më të mirë. Rezultati që nga gjysma e parë e pjesës së parë shkonte nga 3-4 gola epërsi, e cila edhe në gjysmëlojën e dytë nuk u ndryshua për asnjë moment. Angazhimi i lojtarëve të prirë nga Burim Zaskoku u kurorëzuan me një fitore mjaft të vlefshme që i siguron Kastriotit një pozitë në kreun e tabelës. Në radhët e ekipit vendës u dalluan Shqipron Limani dhe Vlerëson Zherka me nga 7 gola të shënuar, ndërsa tek mysafirët lojtari më efikas ishte Kastrati me 8 gola të shënuar.

13054593_1034141626632750_1000478296_o 13016624_1034141586632754_1730665445_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kastrioti fiton Kupën për herë të shtatë

Kastrioti është fitues i Kupës së Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve. Skuadra me traditë ka fituar kupën për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img