21,05,2024

Vuçiq: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon

Must Read
Aleksandar Vuciq

 

Vuçiq është shprehur se, një “ukrainizim i Maqedonisë” nuk i duhet askujt,transmeton Top Channel.

“Përleshjet, trazirat dhe çfarëdolloj destabilizimi rrezikojnë të kushtëzojnë të gjithë rajonin. Ne në Serbi po punojmë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka theksuar se, në Serbi situata është tërësisht e qetë dhe e qëndrueshme, por ka theksuar se, është me rëndësi që situata e tensionuar në Maqedoni të zgjidhet sa më shpejt.

Situata në Maqedoni është trazuar pas vendimit të presidentit Ivanovpër të amnistuar të gjithë politikanët nën hetim apo në procese gjyqësore, përfshirë ata të lidhur me skandalin e përgjimeve të publikuar vitin e kaluar.

Ky veprim ka shkaktuar reagim të menjëhershëm popullor, me opozitën që prej katër ditësh proteston çdo mbrëmje në rrugët e Shkupit, duke kërkuar dorëheqjen e presidentit.

Pak ditë më parë një shqetësim të ngjashëm kryeministri serb shprehu për situatën në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të rritjes së atij që e cilësoi “ekstremizëm politik” që mund të përhapet në mbarë Ballkanin.

The post Vuçiq: Situata në Maqedoni, rrezik për stabilitetin në rajon appeared first on Lajminet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Caktohen dy ditët se kur do të mbahet testi i Arritshmërisë

Mbi 23 mijë nxënës më datë 25 dhe 28 qershor do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Këtë vit shpërndarja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img