Një pjesë e pajisjeve të sistemit rus kundërpredhë S 300, u shfaq sot gjatë një sfilate ushtarake në jug të Teheranit.
Sipas imazheve të publikuara nga agjencia e lajmeve ISNA, tuba të predhave dhe sistemi radar u treguan gjatë sfilatës së organizuar me rastin e ditës së ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
Zëdhënësi i ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Hossein Jaber Ansari, kishte deklaruar javën e fundit se “Rusia kishte aplikuar pjesën e parë të kontratës për dhënien e sistemit kundërpredhë S 300”.
SHBA-ja dhe Israeli kritikojnë Rusinë për këtë kontratë, ndërkohë që sistemi S 300 i mundëson Iranit të përforcojë mbrojtjen e tij kundërpredhë përballë çdo sulmi të mundshëm, kryesisht kundër instalimeve bërthamore. /AFP