28,12,2024

Suspendohen Dy Oficerë Doganorë

Must Read

Dogana-Logo-e1458583826659

Dy të suspenduarit dyshohen për falsifikim të dokumentit zyrtar.

Sipas komunikatës së Doganës suspendimi i tyre është bërë për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale falsifikim i dokumentit zyrtar e sanksionuar me nenin 434 të Kodit Penal të Kosovës.

“Pas dyshimeve fillestare, njësitet e doganës për hetimeve të brendshme kanë filluar një hetim lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht kanë kontaktuar me prokurorinë kompetente dhe në bashkëpunim me prokurorinë janë zhvilluar hetimet penale. Me urdhër të prokurorit janë hapur hetimet dhe është ushtruar kallëzim penal ndaj oficerëve doganor të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Komunikata shpjegon se “oficerët doganor dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrat në mënyrën e përcaktuar sipas legjislacionit të aplikueshëm nga Dogana e Kosovës dhe Kodit të Etikës”.

Që nga fillimi i vitit 2016 janë suspenduar tetë oficerë doganorë.

Për herë të fundit janë suspenduar tre oficerë të pikës kufitare doganore në Jarinje, pasi dyshohen se kanë keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar në vendin e punës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img