04,05,2024

Kryetari Veseli takoi kongresmenin nga Iowa, Steve King

Must Read

2016_04_16_Kryetari Veseli u takua me Steve King 4

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Washington, ka takuar kongresmenin amerikan, Steve King, nga radhët e republikanëve, nga shteti i Iowa-s.

Kryetari Veseli bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe për vazhdimin e punës së Kuvendit duke mbetur të përkushtuar në përmbushjen e agjendës së integrimeve euro-atlantike, zhvillimit ekonomik, si dhe sundimit të ligjit, thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Kongresmeni King, theksoi se shteti i Iowa-s do të mbështes fuqishëm Kosovën, jo vetëm në kuadër të partneritetit në mes të Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe FSK-së, por ky partneritet dhe kjo përkrahje do të zgjerohet edhe në zhvillimin e ekonomisë, sundimin e ligjit, si dhe integrimin euro-atlantik te Kosovës.

Në takim, gjithashtu, Kryetari Veseli theksoi nevojën për një marrëdhënie formale në mes të Kosovës dhe NATO-s, ku si hap i parë do të ishte Partneriteti për Paqe.

7784a086-d6dd-4173-b819-4ec6032f81a9

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjykata ia cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për dhunimin e viktimës me aftësi të kufizuara mendore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img