29,04,2024

Pritet arrestimi i Azem Sylës?

Must Read

azem-syla345-780x439

Burime të informacionit pranë Eulexit, bëjnë të ditur se tani më është më se e sigurt që deputeti i PDK- së, Azem Syla do të arrestohet.

Deputeti Azem Syla është i lidhur, sipas akuzave të Bllacës me të gjitha vrasjet dhe veprimet që i ka bërë ky grup pas luftës.

Burime brenda Eulexit, bëjnë gjithashtu të ditur, se mos arrestimi i tij ka ardhur si rezultat direkt i presionit të PDK-së, por edhe qarqeve ndërkombëtare.

Vlen të theksohet se Azem Syla ka qenë shtylla kryesore e PDK-së në bisedimet për koalicionin me LDK- në, i cili është arritur me ndërmjetësimin e palës ndërkombëtare.

Tani që është më se e sigurt që mandati i Eulexit do të vazhdojë edhe pas qershorit, organet e këtij institucioni të drejtësisë, bashkarisht me drejtësinë vendore, do të fillojnë aksionet për ekzekutimin e lëndëve, që kanë pritur vite me radhë, si rezultat i drejtësisë selektive, që kanë bërë në radhë të parë ndërkombëtarët, pastaj edhe vendorët. /parrotlla.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img