24,11,2024

Trepça’89-Gjilani hap fundjavën, “nxehtë” në kryeqytet

Must Read

1-superliga_3791

Elita e futbollit kthehet këtë fundjave me ndeshjet e javës së 26-të.

Ballafaqimi mes Trepçës ’89 dhe Gjilanit, ndeshje kjo që luhet sot pasdite në “Riza Lushta”, hap ndeshjet e kësaj fundjave.

Përballja mes dy skuadrave të kryeqytetit, Prishtinës dhe Hajvalisë, është derbi i kësaj xhiro, transmeton KosovaPress.

Kjo sfidë kjo që luhet të dielën pasdite në Prishtinë, pritet të jetë interesante për shkak se Prishtina është në luftë për t’i ikura barazhit, kurse, Hajvalia është në garë për titull të kampionit.

Ndërkaq, liderja e tabelës, Feronikeli luan në udhëtim tek Vushtrria, një tjetër ndeshje e rëndësishme për të dy skuadrat.

Ndërkohë, ndeshje joshëse pritet të luhen edhe në sfidat tjera të kësaj fundjave, sepse tashmë sezoni ka hyrë në fazën më të “nxehtë”.

Raiffeisen Superliga / Java e 26-të

E premte

Trepça-‘89 – Gjilani

E shtunë

Istogu – Llapi SSK

E diel

Vushtrria – Feronikeli

Besa – Drenica

Drita -Liria

Prishtina – Hajvalia

Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 15:00.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img